Site icon Telegrafi

“Asnjë udhëtar i autobusit nuk është lënduar, janë rrugës për në shtëpi”

Mbrëmë pas mesnate në një nga rrugët magjistrale të Austrisë derisa autobusi i kompanisë Nasir Turs ishte duke u kthyer për në Maqedoni, një veturë e cila kishte humbur kontrollin dhe ka dal nga linja ka goditur autobusin në pjesën e shoferit, raporton Tetova1

Pronari i kompanisë Nasir Turs, Xhumali Bajrami në një prononcim për Tetova1 ka rrëfyer ngjarjen.

“Mbrëmë derisa autobusi ynë kthehej për në vendlindje, në një nga rrugët magjistrale të Austrisë një veturë që vjen nga drejtimi i kundërt ka dal nga linja dhe ka goditur autobusin tonë në pjesën e shoferit. Sipas asaj çka kemi arritur të mësojmë nga policia dhe udhëtarët tanë shoferi i veturës ka qenë duke përdorur telefonin që ka dërguar deri te humbja e kontrollit të veturës. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga udhëtarët tanë dhe shoferët. Por me keqardhje të thellë kemi mar lajmin se njëri nga pasagjerët e veturës ka humbur jetën por nuk kemi informacione se të çfarë nacionaliteti janë” deklaroi Bajrami për Tetova1.

Ai më tej vazhdoi se një autobus tjetër ka qenë në rrugë duke u kthyer poashtu nga gjermania dhe i ka marrë të gjithë pasagjerët tanë të cilët kishin udhëtuar, dhe me lejen e Zotit të gjithë pas dy tre orësh do të jenë në Maqedoni, shëndosh e mirë.

Xhumali Bajrami poashtu bënë thirrje që mos të përhapen informata të pasakta në rrjetet sociale, pasi nuk ka vend për panik. Ai është shprehur i gatshëm për të gjitha mediumet e interesuara për ngjarjen në fjalë dhe për informacione tjera të drejtohen te kompania dhe informacioneve zyrtare.

Lexo po ashtu Aksidentohet autobusi nga Maqedonia në Austri, një person i vdekur (Foto)
Exit mobile version