Numri i shqiptarëve në njësitet speciale të URM-së edhe më tej vazhdon të jetë shumë i ulët. Në disa njësi, si ajo e “Ujqve”, madje nuk ka asnjë shqiptarë. Numri një i Ministrisë së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, arsyetohet me mungesën e kurseve, derisa premton se prioritet i dikasterit të saj mbetet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike. Sipas Sheqerinskës numër i vogël i shqiptarëve paraqitet edhe tek oficerët dhe nënoficerët.
”Në pjesën e oficerëve dhe nën oficerëve përqindja është me të vërtetë më e vogël. Një nga arsyet është se me vite, respektivisht prej vitit 2008 ose 2009 deri më sot nuk janë organizuar kurse për nën oficer dhe për këtë Ushtria e Maqedonisë ka mungesë të madhe të nën oficerëve dhe në strukturën e kuadrit të nën oficerëve numri i pjesëtarëve të etnitetit shqiptar është i vogël. Qëllimi jonë është të rritet edhe numri i oficerëve dhe nën oficerëve dhe kuptohet që ky numër të jetë më i mirë edhe në atë drejtim, dhe ky është një qëllim në të cilin punojmë” – deklaroi Radmilla Sheqerinska, Ministre e mbrojtjes
Rritjen e numrit të shqiptarëve në njësitet speciale kohë më parë e kishte premtuar edhe zv ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti, derisa për numrin e vogël ishte arsyetuar me mungesën e interesimit të dobët të të rinjve shqiptarë për këto njësite.
Në Ministrinë e mbrojtjes shqiptarët janë të përfaqësuar rreth 14% ndërsa në Ushtri rreth 20 %. Tek njësiti special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitet tjera si “Skorpionët” dhe “Tigrat” shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël. Ndryshe, këtë vit është rritur për 15% buxheti i mbrojtjes si dhe për 10% është bërë rritje e të gjitha pagave të pjesëtarëve të Ushtrisë.
https://www.youtube.com/watch?v=UB3AZh6vDr4