Asnjë rast i ri me coronavirus nuk është konfirmuar të hënën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 55.
Në 24 orët e fundit ministria njofton se janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.424 doza të vaksinës.
823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/