Burime nga KSHZ-ja për agjencinë e lajmeve META thonë se ende nuk janë dorëzuar listat për kandidatë për zgjedhje, ndërkaq afati i fundit është deri nesër në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Deri tani nuk është dorëzuar asnjë listë kandidatësh, ndërkaq nëse do të mbetet kjo situatë, atëhëerë KSHZ-së i mbetet vetëm të konstatojë të njejtën, me një vërejtje që nuk mund të mbahen zgjedhje pa lista kandidatësh për deputetë, që më pastaj topi të hidhet te Kuvendi i Maqedonisë.
Edhe burime nga OBRM-PDUKM-ja vërtetojnë një skenar të këtillë. KSHZ-ja thotë që është bërë zakon, partitë i dorëzojnë listat në komentet e fundit të mbylljes së afatit për paraqitje të listave.
Megjithatë, qëndrimet tashmë dihen. OBRM-PDUKM-ja është pro, LSDM-ja është kundër, ndërkaq PDSH dhe BDI nuk kanë qëndrim zyrtar./Telegrafi/