Asnjë prej pesë personave të arrestuar deri në këto moment për grabitjet në rrugën e Rinasit, nuk ka qenë pjesë e grupit që ka goditur makinat me para.
Ata kanë qenë në rolet e personave që dhanë informacionin, vëzhguan blindat dhe ndërlidhësit me pjesën tjetër të grupit.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika kanë dhënë informacion për lëvizjen e shumave të mëdha nga banka – duke qenë se punonin në policinë private.
Ish-komandoja Neim Avdulaj, pasi ka marrë informacion për lëvizjen e parave, ka lajmëruar me SMS Admir Çerpjën, i arrestuar të premten në Dibër. Ky i fundit ka komunikuar me te tjerë persona të cilët grupi hetimor nuk jep detaje pasi po punohet për t’i identifikuar.
I vetmi person i cili dyshohet se mund të ketë marrë pjesë në direkt në grabitjen e parave është i arrestuari Ernest Kupa. Por, ai i ka mohuar kategorikisht akuzat. /TV KLAN/