Telegrafi

“Asnjë nga lojtarët e Unitedit nuk do të mund të futej në formacionin fillestar të Liverpoolit” – Souness tregohet tejet i ashpër me Djajtë e Kuq

Graeme Souness këmbëngul se nuk ka asnjë lojtar të Manchester United që do të hynte në formacionin fillestar të Liverpoolit pas humbjes së tyre 4-0 në Anfield të martën mbrëma.

Lojtarët e Ralf Rangnick u mundën bindshëm në Merseyside, duke mbetur dy gola mbrapa qysh në fillim kur Luis Diaz dhe Mohamed Salah kaluan të kuqtë në epërsi në 22 minutat e para.

Sadio Mane më pas shënoi edhe të tretin, që erdhi në pjesë të dytë, ndërsa për rezultatin final realizli Saha, që ishte i fyti në atë takim.

Lexo po ashtu Duartrokitja e tifozëve për Ronaldon, pjesa e parë dhe mesazhi për tifozët e United - Klopp i përmbledh të gjitha

Ishte një paraqitje e mjerueshme nga United, të cilin Gary Neville e sulmoi për prodhimin e një shfaqjeje ‘të pashpresë’ në shtëpinë e rivalëve të tyre të mëdhenj.

Dhe pas lojës, Souness theksoi hendekun në klasë midis dy klubeve duke pretenduar se fomacioni i kombinuar mes Liverpool dhe United do të përbëhej vetëm nga lojtarët e Jurgen Klopp.

Ai tha për Sky Sports: “Nëse do të zgjidhni një njëmbëdhjetë më të fortë (nga dy skuadrat), unë nuk do të zgjidhja një lojtar të Man United në atë njëmbëdhjetë”.

Lexo po ashtu Tallen dhe e vërshëllejnë pothuajse në çdo ndeshjes – Maguire ka përgjigje përfekte për kritikuesit e tij

“Ju nuk mund të vendosni një lojtar të United në atë ekip dhe kjo tregon se sa larg janë ata. Man United është një klub vërtet i madh në skenën botërore dhe se sa larg ka rënë është ekspozuar sërish”.

Ai gjithashtu shtoi: “Askush nuk mban një pasqyrë dhe nuk pyet nëse ata janë pjesë e problemit. Trajnerët shkojnë e vijnë këta djem e shkarkojnë trajnerin për qejf”.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit duartrokitën për një minutës për Cristiano Ronaldon pas vdekjes tragjike të djalit të tij të sapolindur

“Për momentin ai grup e ka çuar Unitedin atje ku janë. Man United është një klub madhështor, një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë për atë që kanë arritur, fatkeqësitë që kanë kaluar… Ata nuk duhet të luftojnë me një grup lojtarësh të tillë që nuk është e pranueshme”, ka shtuar më tej ai

Rekordi i përgjithshëm i United kundër Liverpoolit këtë sezon i sheh ata të lënë një disavantazh me gola 9-0 pasi u mposhtën gjithashtu 5-0 nga lojtarët e Klopp në Old Trafford në fillim të sezonit. /Telegrafi/