Site icon Telegrafi

‘Asnjë’ monitor nuk e ka atë që ofron modeli i ri MSI

MSI ka prezantuar monitorin e saj të ri të lojrave, i cili përmban një veçori që asnjë model tjetër nuk e ka.

MSI MEG 271Q Mini LED është një monitor lojrash dhe karakterizohet si modeli i parë në botë me një ekran mini-LED Rapid IPS 300Hz.

Monitori ka një panel Mini-LED 27 inç, me një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë dhe një shpejtësi rifreskimi deri në 300 Hz, me mbështetje Nvidia G-SYNC ULTIMATE.

Kompania thekson se monitori ka mbështetje krejtësisht të pakufizuar të rifreskimit, midis zero dhe 300 Hz. Në këtë mënyrë, përdoruesi merr fotografinë e përsosur çdo herë.

Ky monitor i parë Mini-LED, i krijuar kryesisht për eSports, do të ofrojë përvojën më të mirë të lojërave deri më tani, sipas MSI. /Telegrafi/

Exit mobile version