Telegrafi

Asnjë mbrojtës nga Liga Premier si Alonso në sezonin 2017/18

Chelsea fitoi në FA Cup ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-0 dhe kështu u kualifikua në rundin e pestë të kësaj gare.

Në këtë takim Marcos Alonso shënoi dhe asistoi nga një herë.

Thjesht fantastik Marcos Alonso (Getty Images)

Duke u bërë kështu mbrojtësi i parë nga Ligën Premier që përfshihet në dhjetë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ka shënuar shtatë gola deri më tani dhe ka dhuruar tri asistime.

Më poshtë keni statistikat e mbrojtësit spanjoll ndaj Newcastle:

57 (76%) pasime të kompletuara

6 pasime të ndërprera të lojtarëve kundërshtarë

5 ndërhyrje të fituara në top

4 duele në ajër të fituara

3 shanse të krijuara

3 gjuajta

1 gol

1 asistim. /Telegrafi/