Site icon Telegrafi

Asnjë lloj i rrezitjes nuk është i sigurt

Të dhënat tregojnë se nuk ekziston asnjë fakt i cili ofron rrezitje të sigurt.

Rrezet ultravjollcë pavarësisht se nga e kanë burimin, shkaktojnë kancer të lëkurës, ndërsa supozimet për dobinë nga këto rreze (siç është prodhimi i vitaminës D), janë të tepërta.

Kanceri i lëkurës është njëra nga sëmundjet më të shpeshta malinje në SHBA me miliona raste të reja të diagnostikuara gjatë vitit 2008, ndërsa llogaritet se në të ardhmen 1/5 e njerëzve do të zhvillojnë një lloj kanceri gjatë jetës së tyre.

Shkaktar kryesor i rrezikut për të gjitha llojet e kancerit të lëkurës janë rrezet ultravjollcë.

Exit mobile version