Site icon Telegrafi

‘Asnjë kontejner me mbeturina të rrezikshme nga Italia nuk ka arritur në Maqedoni’

Asnjë kontejner me mbeturina të rrezikshme nuk është eksportuar nga Italia dhe asnjë përmbajtje e kodit tarifor nuk ka të bëjë me mbeturina, për të cilin gjatë importimit, eksportit dhe transitit ekziston regjim i posaçëm, informon sot Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Dogana përkujtojnë se në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina, Ligji për menaxhim me paketime dhe mbeturina nga paketimet dhe Rregullorja për eksport, import dhe transitit me mbeturina, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor detyrimisht jep leje për eksport, import dhe transit të materive mbeturina.

Mallrat me të cilat janë importuar në Maqedoni, siç theksohet, janë mish i ngrirë pule, banane, motoçikleta. lojëra për fëmijë, rroba të mbajtura, batanije, jakna sintetike për punë, regjistratorë, sardele në vaj, okside të bakrit dhe lëkurë qengji.

“Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë në bazë ditore në kohë reale përmes sistemit SEED këmbën të dhëna me Drejtorinë e Doganave të Republikës së Shqipërisë me ç’rast bëhet nderëzimi i të dhënave për atë që del nga njëra dhe hyn nga vendi tjetër, në cilën mënyrë sigurohet përputhja e të dhënave, gjegjësisht parandalohet kontrabandimi, tregtia e palejuar dhe korrupsioni”, thuhet në kumtesën nga Drejtoria e Doganave, në lidhje me shkrimet në disa media për goja mbeturina të dyshimta të cilat nga Italia ka hyrë në Shqipëri dhe ka dashur të kalojë në vendkalimin Qafthanë. /Telegrafi/

Exit mobile version