Telegrafi

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri, 192 të infektuar

Foto: Ilustrim

Asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 561 testime, 192 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 563 u shëruan.

Numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shënuar 279,003, ndërsa viktima në gjithë vendin janë 3,514.

Janë gjithsej 5,659 qytetarë aktivë. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Telegrafi/