Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Siç njofton MSHSH, në 663 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 42 qytetarë.
“19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër”.
Në të gjithë vendin janë 819 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar, trasmeton Telegrafi.