Telegrafi

Asnjë humbje, Dardan Berisha më shumë pikë se minuta në fitoren e radhës

Dardan Berisha u përzgjodh në formacion bazë të xhiros së Ligës së Kampionëve të basketbollit.

Pos që ishte në top pesëshen, basketbollisti ynë u zgjodh edhe MVP i javës në këtë garë elitare të basketbollit.

Cez Nymburk ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ligës çeke kundër skuadrës së Opas me rezultat 101-75.

Lexo po ashtu Dardani Berisha, MVP i xhiros në Ligën e Kampionëve

Reprezentuesi i Kosovës, Berisha ka pasur edhe një paraqitje të mirë, ku për 11 minuta ka shënuar 13 pikë.

Pos pikëve, Dardani ka kontribuuar edhe me pesë asistime dhe tre kërcime në këtë triumf të ekipit.

Theksojmë se kjo ishte fitorja e 16 e ekipit të Nymburkut në po aq ndeshje në elitën çeke, duke qenë lider i pakontestueshëm. /Telegrafi/