Telegrafi

Asnjë grua në qeverinë e re të presidentit iranin Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani prezantoi sot në parlament 17 nga 18 postet e qeverisë së ardhshme, pa ndryshime të mëdha dhe ajo që bie në sy pa asnjë grua.

I rizgjedhur në maj, Rohani është kritikuar nga zyrtarët duke pohuar se ai kishte hequr dorë përfundimisht nga përzgjedhja e grave për drejtimin e ministrive dhe akorduar shumë pak vende reformatorëve që e mbështetën gjatë fushatës.

Kabineti i mëparshëm përfshinte tre nënkryetarë. Lista e prezantuar në Parlament nuk përfshin emrin e kandidates së propozuar për Ministrinë e Arsimit të Lartë.

Parlamenti do të nisë votëbesimin brenda një jave. Sipas ligjit, çdo ministër duhet të sigurojë në mënyrë individuale votëbesimin e Parlamentit.