Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Arsenalit dhe Manchester United që po zhvillohet në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Gabriel Martinelli mendoi se kishte shënuar, por goli i tij u anulua, shkaku që më parë Kai Havertz kishte prekur topin në pozicion jashtë loje.
Sulmuesi brazilian edhe në minutën e 26-të nuk kishte fat, pasi kur i bëri të gjitha, nuk arriti të fuste topin në rrjetë.
Në 45 minutat e parë, asnjëra skuadër nuk arriti të regjistronte goditje direkte në portë.
Natyrisht se ishte një dominim më i lehtë nga Arsenali, me lojtarët e Man United që kishin më shumë detyra defanzive.
Me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol, pasi po zhvillohet një lojë e kujdesshme, por me kundërsulme të shpejta. /Telegrafi/