Telegrafi

Asnjë gjurmë nga Sead Koçan, afaristi i pakapshëm për institucionet

Tashmë 36 ditë me radhë, biznesmeni i dyshuar për krim të rëndë 17 milion eurosh Sead Koçan, është i pakapshëm për policinë. Ai u arratis në ditën kur u mor vendimi për paraburgimin e tij dhe në momentin që mediat publikuan lajmin për vendimin gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa ditë pas shpalljes së vendimit për arrestim të Sead Koçan, avokati i tij Nikolla Dodevski deklaroi se klienti i tij ndodhet në udhëtim zyrtar, por siç duket udhëtimi i tij akoma nuk ka përfunduar.

Duke parë që Sead Koçan nuk gjendet në territorin e Maqedonisë, policia lëshoi fletëarrest ndërkombëtar por edhe ky kërkim nuk rezultoi me kapjen e tij.

Sead Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, për falsifikim të dokumentacioneve të firmave të tij, me çka ka fituar tenderë disa milionësh nga ELEM./Telegrafi/