Site icon Telegrafi

Asnjë deklaratë pas takimit Topi-Lajcak

Nuk ka pasur asnjë deklaratë ende pas takimit. Lajcak pritet të takohet edhe me kreun e opozitës, Edi Rama dhe kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Lajcak shoqërohet në takime nga një delegacion i përfaqësuesve të BE-së në të cilin merr pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

I dërguari i BE-së për krizën shqiptare, diplomati sllovak Miroslav Lajcak ka përfunduar edhe takimin me kryeministrin Sali Berisha, mirëpo sërish nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Ai filloi takimin me kryetarin e opozitës, Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste. /Telegrafi/
 

Exit mobile version