Toni Kroos i ka dhënë fund një karriere të shkëlqyer si futbollist, duke luajtur 10 vitet e fundit te Real Madridi.
Mesfushori gjerman e përfundoi karrierën pas Euro 2024, ku bëri një rikthim te Kombëtarja e Gjermanisë.
Kroos konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit dhe mungesa e një lojtari të tij sigurisht se do të ndihet te Reali.
Ai për 10 vite qëndrim në Santiago Bernabeu ka fituar 23 trofe duke përfshirë pesë herë Ligën e Kampionëve.
34-vjeçari ka zhvilluar 465 ndeshje zyrtare me Los Blancos duke shënuar 28 gola e duke asistuar në 99 të tjerë.
Kroos ka qenë mysafirë në podcastin ‘Einfach mal Luppen’, derisa është pyetur për tre futbollistët më të mirë që ka luajtur në karrierë.
“Është e vështirë pasi do të lë dikënd jasht, por nëse duhet të përmend vetëm tre emra ata janë: Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Luka Modric”, ka thënë Toni Kroos. /Telegrafi/