Site icon Telegrafi

Asnjë autobus i Podujevës për Prishtinë

Asnjë autobus i linjës Podujevë-Prishtinë nuk do të lëvizë sot nga Stacioni i Autobusëve në Podujevë.

Ata kanë filluar një grevë në shenjë pakënaqësie për qarkullimin e madh të taksive ilegale.

Autobusët janë të parkuar në stacion dhe nuk ka asnjë nisje për në Prishtinë.

Këtë grevë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës që kanë mbajtur rendin në stacion të autobusëve.

Mësohet se greva e shoqatës së transportuesve të Podujevës do të mbahet gjatë tërë ditës. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version