Telegrafi

Asllani nuk e harron ndihmën që ia dha Ujkani te Empoli, tregon se çfarë pret nga Brozovic

Interi do të luajë ndaj Spezias sonte, në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi, ndërsa mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani është përzgjedhur të flasë përpara kësaj sfide.

Futbollisti 20-vjeçar është transferuar nga Interi për të qenë zëvendësues i parë i Marcelo Brozovic.

“Në rritjen time kanë ndihmuar shumë persona, duke nisur nga familja ime dhe të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar, Romagnoli ka qenë një pikë referimi për mua, ndërsa Samir Ujkani më ka ndihmuar shumë në gjithçka, ashtu si edhe trajneri Andreazzoli”.

“Tani kam fatin të punoj në krah të një mesfushori si Brozovic, prej të cilit mund të mësoj shumë”, ka thënë Asllani.

Mesfushori shqiptar i ka zbuluar edhe futbollistët që i ka pëlqyer në të shkuarën.

“Nuk kam pasur ndonjë idhull, por kam admiruar lojtarë si Sneijder dhe Pirlo. Goli më i rëndësishëm dhe më emocionues ka qenë ai në “San Siro” kundër Interit, ndërsa në fund të sezonit vesha edhe vetë fanellën zikaltër. U emocionova jo pak edhe për golin e parë me Interin, që shënova ndaj Monacos”, ka nënvzuar Asllani./Telegrafi/