“Jam i pakënaqur me minutazhën të cilën më është ofruar nga trajneri Martin. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, unë kam biseduar me të, por nuk më është dhënë asnjë shpjegim”, deklaroi Asllani për Arenën.
Tutje, ai vazhdoi duke thënë se këto ditë pritet të takohet me kryesinë e klubit dhe të sqarohet situata. “Pres që këto ditë të takohem me kryesinë e klubit, dhe të kuptoj a do të jem pjesë e klubit apo jo, pasi që në pjesën e stinorit vjeshtor nuk jam fare i kënaqur”, theksoi Asllani.
Krahas tij, gazeta mëson se të pakënaqur janë edhe Korab Prekazi e Safet Mustafa, të cilët shkaku i pakënaqësive nuk kishin shkuar fare në mbledhjen e fundit të klubit. Trepça stinorin vjeshtor e përfundoi në pozitën e tretë me 21 pikë të tubuara. Nga ana tjetër, trajneri spanjoll, Israel Martin tha se është i befasuar me reagimin e Gazmend Asllanit. /Arena/Telegrafi/