Telegrafi

Asllani më e mira në fitoren e Cityt ndaj Liverpoolit

Femrat e Manchester Cityt mbrëmë kanë arritur të kualifikohen në fazën tjetër të FA Cup pasi kanë fituar si mysafir i Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Nga një gol në secilën pjesë lojë ishte e mjaftueshme që City të kalojë në fazën tjetër të kësaj gare përkundër që kapitenia Gemma Bonner u lëndua në fillim të ndeshjes, për t’i liruar vendin Kosovare Asllanit, e cila në janar ishte bërë pjesë e Manchester Cityt.

Duggan shënoi golin e parë në minutën e 29. Liverpooli në faqen zyrtare shkruan se Asllani ishte një nga lojtaret më të rrezikshme në fushë.

Nikita Parris u përkujdes për rezultatin përfundimtar duke shënuar në minutën e 63-të për rezultatin 2-0.