Site icon Telegrafi

Asllanaj thotë se do t’i sjell Suharekës një  investim 4.2 milionësh (Video)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Sali Asllanaj, ka theksuar se ai do të orientohet në drejtim të zhvillimit edhe më të madh ekonomik të kësaj komune.

Asllanaj në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se ka kompani në Suharekë që marrin punëtorë jashtë kësaj komune, duke shtuar se “interesi i qytetarëve është punësimi ne sektorin publik, gjë të cilën unë nuk e kam premtuar.

“Kemi një zonë ekonomike në Shirokë, tash do të funksionalizohet zona ekonomike ne Samadraxhë. E kemi një kompani zvicrano – kosovare, që pritet ta bëjë një investim prej 4.2 milionë eurosh. Oferta për punësim është dukshëm më e mirë se sa në komunat tjera”, ka shtuar Asllanaj. /Telegrafi/

Exit mobile version