Site icon Telegrafi

Asllanaj: Do ta fitojmë titullin dhe kupën e Kosovës

“Ne pësuam dy humbje nga Skenderaj, dhe në një farë mënyre ia dhamë vet pozitën e parë Dritës. Por, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi që ne kemi mposhtur në dy ndeshjet rivalin tonë për titull dhe kjo tregon se jemi më të mirë se ta”, u shpreh Asllanaj.

Tutje, Shema, vazhdoi duke thënë se në stinorin pranveror më një përforcim do të kenë fjalën kryesore për titull dhe kupë.

“Në pjesën tjetër të kampionatit ne do të mobilizohemi në maksimum dhe besoj fuqishëm se do të rikthejmë pozitën e parë dhe do të arrijmë të fitojmë titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës. Me një përforcim besoj se do të jemi kandidati kryesor, edhe pse realisht kemi skuadër shumë të mirë”, përfundoi Asllanaj. AAB përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë me 23 pikë të tubuara. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version