Cristiano Ronaldo ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Juventusit edhe në javën e 23-të të Serie A.
Ylli portugez arriti të shënonte gol ndaj Veronës, por në fund skuadra e tij pësoi një humbje befasuese.
Me golin ndaj Veronës, Ronaldo është futur në histori të klubit të famshëm italian.
Portugezi është bërë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon në 10 ndeshje radhazi në Serie A.
Goli ndaj Veronës për ikonën portugeze ishte i 20-ti këtë edicion në elitën e futbollit italian.
35-vjeçari në këto 10 takimet e fundit në Serie A ka shënuar 15 gola, teksa skuadrat që ‘shijuan’ golat e gjeniut portugez ishin: Sassuolo,Lazio, Udinese, Sampdoria, Cagliari, Roma, Parma, Napoli, Fiorentina dhe së fundmi Verona.
Ronaldo e theu rekordin e ish-sulmuesit francez David Trezeguet që në vitin 2005 shënoi në nëntë ndeshje radhazi në kampionat.
Gjithsesi portugezi mund ta ngrit edhe më shumë këtë rekord nëse shënon në ndeshjen e radhës që Juventusi e luan para tifozëve të vet ndaj Brescias. /Telegrafi/