Telegrafi

Askush sikur ai në histori, LeBron James me një rekord të pabesueshëm në NBA

Denver Nuggets mundën Los Angeles Lakers 124:114 në një ndeshje në të cilën LeBron James u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA me 40,000 pikë në karrierë.

Mbreti James e përfundoi ndeshjen me 26 pikë, nëntë asistime dhe katër kërcime dhe ishte më efikasi te skuadra e Lakers, por as kjo nuk e ndihmoi të mposhtte Nuggets të shkëlqyer.

Ai u pasua nga Reaves me 19 pikë, 14 asistime dhe dy kërcime dhe Davis dhe Russell me 17 pikë. Davis shtoi 11 kërcime dhe dy asistime, dhe Russell shtoi tre kërcime dhe asistime.

Me kampionët aktual, Nikola Jokic ishte më efikasi me 35 pikë, dhjetë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa Porter shtoi 25 me dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Murray e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, 11 asistime dhe gjashtë kërcime, dhe Gordon shtoi 18 me nëntë kërcime dhe pesë asistime. Dyshifror ishte edhe Holiday me 13 pikë, tre asistime dhe dy kërcime.

Kjo arritje e James në sezon të rregullt është e pabesueshme, pasi ka 2700 pikë më shumë se Kareem Abdul-Jabbar, derisa mbi 3000 më shumë se Karl Malone në pozitën e tretë.

Vetëm Kevin Durant nga basketbollistët aktiv është në top 10 sa i përket shënuesve më të mirë në histori të NBA me 28,342.

39-vjeçari James duket se do të qëndrojë për dekada në këtë pozitë, pasi vështirë se dikush në një kohë të afërt do ta barazojë rekordin e King James. /Telegrafi/