Luka Modric është i destinuar të thyej shumë rekorde si futbollist i Real Madridit.
Mesfushori kroat po kalon vitin e tij të 13-të si pjesë e Real Madridit, derisa në sfidën ndaj Celta Vigos ishte vendimtar.
Inkuadrimi i tij në lojë ishte i qëlluar nga Carlo Ancelotti, pasi veterani kroat dha një asistim fantastik për Vinicius Juniro i cili shënoi golin e fitores 1-2.
👏 @lukamodric10 becomes the oldest player to appear in an official match in the history of Real Madrid!#RealFootball | #HalaMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 19, 2024
Por ndeshja ndaj Celta Vigos do të mbahet gjatë në mend nga Modric, i cili ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm te Real Madridi.
Kroati tanimë është bërë lojtari më i vjetër në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje zyrtare me 39 vite e 40 ditë mbi supe, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Ferenc Puskas.
Luka Modrić becomes the oldest player to play for Real Madrid at 39 years and 40 days in his 13th season at the club.
And he assisted three minutes after being subbed on 🍷 pic.twitter.com/vvN0JbV2zI
— B/R Football (@brfootball) October 19, 2024
Përveç kësaj, fitorja ndaj Celta Vigos ishte shumë e veçantë për kroatin, pasi ishte fitorja numër 250 në La Liga për të me fanellën e Real Madridit.
39-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe tre asistime, dy në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/