Sergio Ramos ka arritur të vendos rekord të ri në La Liga, pasi është mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligas.
Me golin kundër Real Sociedadit nga enalltia, kapiteni i Lops Blancos regjistroi golin e 118 në karrierë dhe të 68-in në La Liga.
Ramos ndante pozitën e parë me Ronlad Koemanin që kishte shënuar te Barcelona 67 gola, mirëpo tani spanjolli e ka kaluar atë.
Legjenda holandeze e kishte mbajtur vendin e parë për më shumë se dy dekada, por që ai tashmë pozicionohet në të dytin.
Real Madridi fitoi 2-1 në fundjavën që shkoi ndaj Sociedadit, duke e marrë po ashtu edhe pozitën e parë me 65 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të dytin.
Golin tjetër për mardrilenët e shënoi Karim Benzema, derisa për Sociedadin arriti të realizonte Mikel Merino në fund të takimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/PremierSportsTV/status/1274812079774588936