Site icon Telegrafi

Askush si RB Leipzing në Evropë – në tetë ndeshjet e fundit, ka shënuar së paku tri gola

RB Leipzig i Julian Nagelsmann është ekipi më në formë në Evropë në muajt e fundit.

Ekipi gjerman ka marrë fitore bindëse njëra pas tjetrës dhe kanë vendosur një rekord shumë impresionues në Bundesligën gjermane.

RB Leipzig është bërë skuadra e parë dhe e vetme në historinë e kampionatit gjerman që në tetë ndeshje radhazi, ka shënuar tre ose më shumë gola në secilën prej tyre.

Me këtë formë ata janë lider në Bundesligë me 37 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Borussia Moenchengladbach.

Sulmi i Leipzig është i frikshëm dhe më i miri në Bundesligë me 48 gola të shënuar.

Sulmuesi Timo Werner duket i pandalshëm këtë sezon, duke arritur 18 gola, një më pak se Robert Lewandowski. /Telegrafi/  

Exit mobile version