Mërgim Mavraj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të fundjavës së shkuar jo vetëm te Koln, por në gjithë Bundesligan.
Qendërmbrojtësi i kombëtares sonë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Wolfsburg.
AI ishte perfekt në prapavijë dhe duke krijuar edhe rastin më të mirë të ndeshjes, por gjuajtja e tij e bukur në fundin e pjesës së parë u prit po aq bukur nga portieri vendas.
Kicker e ka cilësuar perfekte paraqitjen e Mavrajt, duke e vlerësuar me notën 2 si asnjë lojtar tjetër, që në futbollin gjerman është ndër më të lartat (1 konsiderohet më e larta, por rrallë i jepet ndonjë lojtari).