Telegrafi

Askush si Kosova, “Dardanët” me goldallimin më të mirë në Ligën e Kombeve

Kosova ka bërë një arritje historike në rrafshin ndërkombëtar të futbollit.

Përfaqësuesja jonë ka triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Azerbajxhanit me rezultat të thellë prej 4-0.

Me dy fitoret e fundit, 5:0 ndaj Maltës dhe 4:0 ndaj Azerbajxhanit mbrëmë, djelmoshat tanë kanë bërë që Kosovën ta rendisin në vendin e parë sa i përket goldallimit.

Kjo ka bërë që të ngritët gol dallimi i “Dardanëve” në plus 13 sosh, e cila është një sukses i jashtëzakonshëm.

Asnjë kombëtare tjetër në asnjë lige të kësaj gare nuk e ka këtë bilanc të golave sikur të skuadrës tonë.

Në fakt, Kosova përgjatë gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në këtë garë kanë realizuar 15 gola dhe kanë pësuar vetëm dy sosh.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet në gjysmëfinale të Ligës D me përfaqësuesen e Maqedonisë. /Telegrafi/