Telegrafi

Askush si Juventusi në Serie A

Juventusi ka arritur fitoren e 1500 në Serie A.

Në ndeshjen kundër Cagliarit të fituar me rezultat 4-0, Juventusi shënoi një rekord absolut në kampionatin italian.

Është skuadra e parë që ka arritur shifrën e 1500 fitoreve.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në pozitën e parë në kampionat.

Zonja e Vjetër në pesë vitet e fundit me plot meritë ka fituar pesë tituj kampioni me një diferencë të madhe nga rivalët. /Telegrafi/