Cristiano Ronaldo është vetëm një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane.
Por, portugezi tashmë ka shkruar emrin në historinë e futbollit evropian dhe botëror.
CR7 tashmë është futbollisti që ka shënuar në shtatë gara të mëdha me kombëtaren, transmeton Telegrafi.
Ronaldo ka shënuar në katër kampionate evropiane dhe tre botërore, të cilën gjë askush nuk e ka bërë në kombëtaren portugeze.
Portugalia në finalen e së dielës në Saint Denis do ta pret fituesin mes Francës dhe Gjermanisë, i cili takim do të zhvillohet nesër me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/