Askush nuk ka vrapuar më shumë se Amir Abrashi në Bundesligën 2.
Ai ka vrapuar 331 kilometra në 28 ndeshje. Mesfushori i Shqipërisë ka vrapuar më shumë se çdo futbollist tjetër në kategorinë e dytë gjermane.
Para ndeshjes kundër Braunschweig, sot në mbrëmje, Bild ka biseduar me kosovarin e Freiburgut, duke e pyetur për të tashmen, por edhe të ardhmen.
“Vrapoj shumë, është çështje mentaliteti. Babai im më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë, erdhi në Gjermani me 3 vajzat e tij ende fëmijë dhe ndërtoi jetën e vet”.
“Freiburgu? Nuk e konsideroj trampolinë, mund të qëndroj edhe 10 vite këtu”.
“Ëndrra ime në këtë moment? Të shkoj në Euro 2016 si i sapo ngjitur në Bundesligë”, ka thënë Abrashi.