Milani sot (e diel) ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 1-0.
Me dy pritjet në fund të Gianluigi Donnarumma, portieri italian vendosi rekord.
17-vjeçari ka arritur të mbajë portën e paprekur në pesë takime nga 11-të në Serie A.
Me këtë rast portieri i Milanit është bërë portieri që ka arritur të mbajë më së shumti portën e paprekur në top pesë ligat evropiane.
Ky është një tjetër tregues se Donnarumma ka një të ardhme të madhe. /Telegrafi/