Komandantët e njësive speciale policore kanë pritur me orë që të angazhohen për të qetësuar situatën në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit të dhunshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Tv Telmës, askush nuk u ka dhënë urdhër policëve që të reagojnë dhe se kjo është thënë në dëshmitë e komandantëve në prokurori, ku po kryhen hetimet për këtë natë, ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.
Dëshmi kanë dhënë komandati i Njësisë së posaçme për mbështetje (NJPM), Branko Trajanovski, si edhe Marjan Petkovski, komandant i Njësisë për Reshtip të Shpejtë (NJRSH).
Asnjëri nuk ka marrë në kohë të duhur urdhër për të intervenuar në qetësimin e situatës në Kuvend.
Përndryshe, Prokuroria nuk saktëson se kur do të përfundojë procedura parahetimore, ndërkaq pritet që dëshmi të jep edhe vet ish-ministri i MPB-së, Agim Nuhiu./Telegrafi/