Site icon Telegrafi

Askush nuk e di pse po shkojnë kaq shumë turistë në këtë fshat të zakontë (Foto)

Për çdo ditë lexojmë artikuj të jashtëtokësorë, fantazma dhe aktivitete të pazakonta, por çfarë nuk kemi lexuar, është rrëfimi për turistët misterioz që vinë nga askund dhe fotografojnë gjithçka.

Për më shumë se tri javë, qindra aziatikë po e mbushin fshatin Kidlington të Anglisë, i cili nuk shquhet për ndonjë bukuri apo diçka të veçantë, transmeton Telegrafi.

Turistët po bëjnë fotografi të luleve, shtëpive të zakonshme dhe oborreve të tyre, por ende askush nuk e ka asnjë ide pse.

Në fshatin me 13 mijë banorë, për çdo ditë ndalon nga një autobus, prej nga dalin shëtitësit e pajisur me kamera, dhe fillojnë të ‘hetojnë’ gjithçka shohin.

Banorët po i shohin me çudi këta njerëz, me dëshirën për të vizituar fshatin e tyre të qetë.

Por, ka të tillë që po mendojnë se ata po e ngatërrojnë lokacionin, me një fshat ku janë xhiruar disa skena nga filmi Herry Potter.

“Ata po hynë nëpër oborre dhe po afrohen te dritaret, për të shikuar brenda. Po duan të njihen nga afër, me shtëpitë tona të zakonshme, por pse” ka shkruar një banor në Facebook, ku edhe janë plasuar këto fotografi.

Megjithëse të qetë dhe sjellshëm, disa nga këta turistë nuk kanë treguar edukatë, pasi janë zënë duke këputur lule. /Telegrafi/

Exit mobile version