Site icon Telegrafi

Askush nuk mund ta besojë transformimin e Eden Hazardit nga ndërprerja deri te rikthimi i futbollit

Mediat në Spanjë raportojnë se Eden Hazard ka punuar shumë që të jetë gati kur të rikthehet futbolli.

Ylli i Real Madridi kishte lënduar kyçin e këmbës më 5 mars, duke mbetur jashtë fushës për ndeshjet që do vinin për skuadrën.

Por, pandemia me coronavirus ndaloi përballjet në mesin e muajit mars, duke e lejuar belgun që të rikuperohej plotësisht.

Ish-anësori i Chelseat, jo vetëm që arriti të rikuperohej, mirëpo ai kishte shtuar edhe peshë të tepërt.

Mirëpo, mediat në Spanjë raportuan se në prag të rikthimit të ligës spanjolle, Hazard kishte stërvitur si i çmendur që të rikthehej në formë.

Edhe në verën e kaluar kur belgu kaloi nga Chelsea te Real Madridi, vërehej se pesha e tij ishte e tepërt.

Hazard duket se ka punuar shumë gjatë qëndrimin në vetëizolim, në mënyrë që të largojë kilet e tepërta nga barku.

Kjo gjë u pa edhe në fitoren 3-1 të Los Blancos në fundjavën e kaluar ndaj Eibarit, derisa asistoi në golin e Sergio Ramosit. /Telegrafi/

Exit mobile version