Telegrafi

Askush nuk e tradhton Brunan 93 herë: Vajza u largua nga Neymar pasi mori vesh për mashtrimin e 92-të

Sipas mediave braziliane, futbollisti i njohur Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi janë ndarë, vetëm një muaj pasi festuan lindjen e vajzës së tyre Mavia.

Çifti pati ulje-ngritje publike, por u duk se do t’i kalonin problemet që i pasuan. Megjithatë, gazeta braziliane Correio Brasiliense publikoi lajmin tronditës për ndarjen e tyre, duke pretenduar se braziliani e kishte tradhtuar deri në 92 herë.

“Pas tradhtisë së 92-të, marrëdhënia mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund. Të dy tashmë po përgatisin një njoftim zyrtar, por ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të vajzës së tyre Mavia”, pohon Correio Brasiliense, shkruan klix.ba.

Foto: Neymar/Instagram

Këtë herë, Neymar dyshohet se e tradhtoi partneren e tij teksa ishte në një festë të shtunën më 28 dhe të dielën më 29 tetor në vilën e tij në Mangaratiba pranë Rio de Zhaneiros dhe Bruna vendosi të ndahej përfundimisht.

Biancardi ka fshirë të gjitha fotot e të fejuarit në llogarinë e saj në Instagram dhe ka shkruar:
“Mos prisni që një person të ndryshojë nëse nuk sheh problem në atë që po bën”, ka shkruar Bruna.

Foto: Neymar/Instagram

Biancardi është 29 vjeçe dhe ka lindur në Sao Paolo. Ajo ka studiuar marketing. Ajo punoi si modele dhe më pas iu përkushtua një karriere influencuese. Pasuria e saj vlerësohej në gati dy milionë dollarë. Ajo u takua me Neymarin në vitin 2020 dhe shumë shpejt filluan një lidhje që në fillim e fshehën.

Futbollisti i Al-Hilal tashmë ka një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas dhe aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju. /Telegrafi/

Foto: Neymar/Instagram