Site icon Telegrafi

‘Askush nuk e mban mend’ – Lewandowski pyetet për humbjen turpëruese prej 8-2 të Barcës nga Bayerni

(Foto: UEFA)

Robert Lewandowski ka thënë se askush nuk e mban mend humbje turpëruese prej 8-2 të Barcelonës nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Sulmuesi polak ishte pjesë e skuadrës së mrekullueshme të bavarezëve dhe shënoi një gol në triumfin e lartë të klubit gjerman duke eliminuar ekipin e atëhershëm në çerekfinale.

Po ashtu, ishte hera e parë që gjigantët spanjollë pranonin pesë e më shumë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Porse, lojtari i ri i Blaugranëve pohon se ajo humbje i takon të kaluarës.

https://www.youtube.com/watch?v=jIbDQLOK0mM

Fitorja prej 8-2 nuk ishte hera e parë që polaku fitonte me epërsi të lartë ndaj një klubi spanjoll në garën më të madhe evropiane për klube. Kur luante për Borussia Dortmundin kishte realizuar katër gola ndaj Real Madridit në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Përmbledhja e paraqitjes debutuese e Lewandowskit ndaj Real Madridit, tregon më së miri se çfarë do t'i sjellë polaku - Barcelonës

“Futbolli nuk ka të bëjë me atë që ke bërë në të kaluarën, është se çfarë po bën në të tashmen. Katër golat ndaj Real Madridit kanë qenë shumë kohë më parë dhe i tashmë i takojnë të kaluarës”, ka thënë 33-vjeçari.

Kur është pyetur në lidhje me fitoren e lartë ndaj katalunasve të para dy viteve më parë, është përgjigjur: “Për atë edhe më pak. Askush nuk e mban mend”. /Telegrafi/

Exit mobile version