Telegrafi

Askush nuk e dinte ku ishte Derrick Rose!

Momenti më i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen mes New York Knicksit dhe New Orleans Pelicans.

Në fakt, askush te skuadra e Knicksit nuk e di se vendndodhjen e basketbollistit më efikas të ekipit Derrick Rose.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth NBA

Në mënyra të ndryshme zyrtarët e klubit u përpoqën që ta gjejnë atë deri dy orë para fillimit të ndeshjes si zakonisht, por më kot, transmeton Telegrafi.

Por, ditën tjetër basketbollisti u kthye në New York dhe u shfaq në stërvitje. Ai tha se “kishte shkuar në shtëpi për shkak të problemeve familjare” dhe “se mungesa nuk kishte të bënte me basketboll”.

Basketbollisti ka një mesatare prej 17.3 pikëve, 4.5 asistimeve dhe 3.9 kërcimeve për ndeshje. /Telegrafi/