Telegrafi

Askush nuk e di se çfarë mendonte Ross Barkley, derisa bashkëlojtarët e Chelseat i kërkonin topin në kundërsulm

Chelsea nuk e lëshoi sërish kreun e tabelës së Ligës Premier pasi mposhti Newcastle të shtunën pasdite.

Skuadrës së Thomas Tuchel iu desh pak kohë, por më në fund kaluan në avantazh në minutën e 65-të me anë të Reece James.

Mbrojtësi i krahut të Chelseat shënoi një tjetër pak kohë më pas, para se Jorginho të shënonte për 3-0 nga penalltia.

Ross Barkley më pas vendosi të dhuronte një shfaqje që askush nuk e kupton, ndërsa skuadra e tij po shkonte drejt fitores.

Mesfushori anglez u fut në zonë dhe një numër i bashkëlojtarëve të tij nxituan përpara me qëllimin për të shënuar edhe golin e katërt.

Barkley, megjithatë, nuk u interesua vërtet për të shënuar një gol tjetër.

27-vjeçari ngadalësoi plotësisht ritmin, duke i lënë lojtarët e Newcastle të rikthehen në zonë.

Barkley vuri këmbën e tij mbi top, bëri disa lëvizje në vend, më pas e ktheu topin mbrapa dhe këtë jo vetëm tifozët e Chelseat, por askush nuk e kupton se përse. /Telegrafi/