Në një video, që besohet të jetë filmuar në Kinë, shihet një burrë që e ka kapur një grua për flokësh dhe e tërheq zvarrë nëpër rrugë.
Viktima e shtrirë përtokë ulërinë me tërë fuqinë, por askush nuk i afrohet për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.
Megjithëse rruga është përlot me makina dhe kalimtarë, të gjithë vazhdojnë rrugën ku janë nisur dhe bëhen sikur nuk po ndodhte asgjë.
Në xhirimin e postuar më poshtë, shihet një njeri me uniformë që shkon afër çiftit dhe duket sikur dëshiron të intervenojë, por kthehet prapa pa bërë asgjë.
Me të dalë në skajin tjetër, kërcënuesi e lëshon viktimën dhe i kthen shpinën, ndërsa nuk dihet se si ka përfunduar kjo ngjarje e dhunshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/oulNkwU7gaQ