Site icon Telegrafi

Askush nuk i dilte në ndihmë udhëtarit, që sulmohej në baza racore (Video)

Forcat e rendit në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, janë vënë në kërkim të udhëtarit të panjohur, që sulmoi një burrë të pafajshëm, vetëm sepse ishte aziatik.

Gjatë kohës sa ai e shante dhe e qëllonte me shpulla në fytyrë, askush nga të pranishmit nuk ka reaguar, madje prej aty u largua një pasagjer dhe shikonte nga larg, transmeton Telegrafi.

“Në rast të abuzimeve në baza racore, dikush nga të pranishmit duhet t’i ulej pranë dhe të niste një bisedë të thjeshtë me të, ndërsa do injoronte abuzuesin”, është koment lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni sjelljet agresive, të personit që është vënë në kërkim, që e quante viktimën zezak si dhe e shante duke i thënë se sa e urenë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=V3YpNUaZYcw

Exit mobile version