Site icon Telegrafi

Askush nuk dëshiron të fotografohet me Putinin, kryeministri armen “largohet” nga presidenti rus

Gjatë një takimi të liderëve të vendeve nga ish-blloku sovjetik, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë derisa po fotografoheshin së bashku.

Derisa u rreshtuan për të pozuar para objektivit të aparatit, ajo çfarë ua tërhoqi vëmendjen më shumë gazetarëve që ishin mbledhur për ta ndjekur këtë ngjarje, ishte reagimi i liderëve karshi presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet se si kryeministri armen Nikol Pashinyan po largohej sa më shumë që mundte nga presidenti rus, dëshmi tjetër që askush nuk po dëshiron të qëndrojë pranë tij.

Madje videoja është paksa qesharake sepse edhe liderët e tjerë largoheshin nga ai, por që Pashinyan u vërejt më shumë nga të tjerët.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Putinin po e injorojnë pothuajse të gjithë liderët botërorë e të paktë janë ata që i dalin në mbrojtje siç është rasti i presidentit bjellorus Alexandar Lukashenko. /Telegrafi/

Exit mobile version