Mesfushori i Atalantas, Maarten de Roon ka postuar një video të shkëlqyer, ‘vetë-poshtëruese’ në mediat sociale, ku 30-vjeçari nuk mund të detyrojë askënd të blejë një fanellë me emrin e tij në anën e pasme.
Videoja është filmuar në dyqanin e klubit Atalanta dhe hapet me De Roon duke premtuar se do të nënshkruajë tre fanellat e para ‘de Roon’ që janë blerë nga tifozët.
Sidoqoftë, me kalimin e kohës, asnjë entuziast i De Roon nuk hyn në dyqan, që do të thotë se holandezi është i detyruar të mbajë veten të zënë duke luajtur letra, duke pirë çaj dhe madje edhe duke bërë një sy gjumë të shpejtë.
I bet Messi never has to deal with this. pic.twitter.com/W4uG6YPP1h
— Marten de Roon (@Dirono) September 23, 2021
Videoja përfundon me një anëtar të stafit në dyqan duke i thënë De Roon se është ora 19:30 dhe se është koha për të mbyllur dyqanin.
Ndryshe, De Roon njihet si një nga futbollistët më qesharak në planet, pasi shpeshherë poston video dhe fotografi interesante në profilin e tij privat.
Videoja në fjalë tashmë është në trend në internet, duke mbledhur mbi 100 mijë shikime në Twitter dhe më shumë se 1.000 ‘retweets’.
Që kur u kthye në Itali në vitin 2017, de Roon ka pasur sukses të madh, me klubin që përfundoi i treti në Serie A për tre sezone radhazi, ndërsa gjithashtu ka bërë përparim të mirë edhe në Evropë, duke arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në 2020. /Telegrafi/