Asnjë nga prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike nuk është thirrur deri më tani në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që të dëshmojë për rastin “Haraçi” ku përmendet kryetarja në dorëheqje e PSP-së Katica Janeva.
Zyrtarisht nga Prokuroria për “Nezavisen” thonë se deri në këtë moment prokurorët nuk kanë dhënë dëshmi, por në mes të dy prokurorive ka komunikim për rastin.
Mbrëmë në Prokurori ka arritur edhe raporti nga ekspertiza e telefonit të Katica Janevës, të cilës iu ishte konfiskuar për hetim të rastit “Haraçi”.
Prokuroria nuk ka dijeni për vendndodhjen e prokurores publik. Deri më tani, prokuroria nuk ka ndërmarrë veprime për të thirrur prokuroren publike, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për monitorimin apo për të treguar vendndodhjen e saj./Telegrafi/