Carlo Ancelotti i është përgjigjur presidentit të La Ligës, Javier Tebas, përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Atletico Madridit.
Trajneri italian iu drejtua debatit të vazhdueshëm rreth gjyqtarëve dhe mbrojti qëndrimin e klubit për ndryshimet në sistem.
“Presidenti Tebas mund të jetë i sigurt: askush këtu në Real Madrid nuk e ka humbur mendjen”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
Ai e bëri të qartë se klubi nuk po tërhiqet nga shtytja e tyre për ndryshime.
“Ne duam të ndryshojmë sistemin. Ata janë të gjithë kundër tij tani… siç e kërkoi Real Madridi. Por më pas ata të gjithë ankohen dhe duan të ndryshojnë gjithashtu sistemin!”, përfundoi italiani.
Komentet e Ancelottit vijnë mes kritikave në rritje për vendimet e gjyqtarëve në La Liga.
Real Madridi ka qenë i zëshëm për nevojën për përmirësime, pavarësisht kundërshtimeve nga klubet e tjera. /Telegrafi/