Roma ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, dhe kjo u tregua edhe në fitore kundër Torinos me rezultat 4-1.
Meritë të madhe për këtë formë ka Edin Dzeko, i cili po tregohet vrasës para portës kundërshtare.
Me këtë rast sulmuesi boshnjak është futur në histori të Romës, duke shënuar në tetë ndeshje radhazi.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga kryeqyteti italian është ndaj Interi. /Telegrafi/