Telegrafi

Askush duket se nuk mund ta shpëtojë Andrea Pirlon nga shkarkimi

La Stampa raporton se Andrea Pirlo do të humbasë punën e tij në Juventus nëse Zonja e Vjetër nuk arrin të mposht Udinesen këtë fundjavë.

Biankonerët udhëtojnë në Udine pas barazimit 1-1 me Fiorentinën, që do të thotë se lojtarët e Pirlos kanë mbledhur katër pikë nga tre ndeshjet e tyre të fundit dhe kanë rënë në vendin e katërt në tabelë.

Milani është jashtë katërshes më të mirë pas disfatës ndaj Lazios mbrëmë, por fitorja e Napolit 2-0 ndaj Torinos ka parë që Partenopei të ngjitet në vendin e tretë në Serie A.

Të tre ekipet janë të barabarta në 66 pikë dhe Juventusi ka nevojë të dëshpëruar për tre pikë kundër Friuli më 2 maj.

La Stampa raporton se Juventusi është i gatshëm të shkarkojë Pirlon në rast të një disfate kundër Udineses dhe t’ia dorëzojë skuadrën asistentit Igor Tudor.

Mediumi pretendon se Zonja e Vjetër është e përgatitur të bëjë një përpjekje të dëshpëruar për të ruajtur atë që mund të ruhet dhe të përpiqet të rezervojë një vend në Ligën e Kampionëve.

Tuttosport pretendon, nëse Juventusi nuk përfundon në top katër, duke humbur vendin në garën prestigjioze, shumë persona do të rrezikojnë të humbin vendin e tyre të punës te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/